Tatuazhet në fizikun e tij, në sytë e shumë femrave janë gjëja perfekte që i shkojnë shumë.
Pasionin për to, Robert Berisha e tregoi në intervistën për Prive të Shtunën.
Ai tregoi se ka shumë në trup e vetëm tre prej tyre (përfshirë emrin Nora) kanë domethënie teksa të tjerat janë thjesht kombinime ngjyrash e formash.
I pyetur nga gazetari Artan Telaku se për cilin tatuazh është penduar ai në jetën e tij, Roberti tregoi se bëhet fjalë për një në pjesën e krahërorit që më pas i ka imponuar bërjen e një tatuazhi më të madh për ta mbuluar paraprakun të bërë në Amerikë.
Ndryshe, gravimi i incialeve të ndryshme në trup preferohet nga shumë emra të njohur të skenës, por nuk janë të rrallë as ata që i bien pishman, siç ka bërë Dafina Zeqiri e cila me laser hoqi disa prej tyre në gishta. /PRIVE.AL/