Kur këngëtarja e njohur shkodrane u pyet se me cilën këngëtare shqiptare nuk do të bashkëpunonte asnjëherë, ajo e tha emrin e Enca Haxhiut.
Edhepse Rosela gjatë emisionit “Shiko kush luan” në Top Channel nuk tha asgjë ofenduese për këngëtaren, është Enca ajo që shpërtheu në ofendime në profilin e saj në Instagram, duke e quajtur “plakë” Gjylbegun.
Madje shkroi se askush s’dëshiron ta shohë e as të bëjë muzikë më me Roselën dhe se edhe vet Enca kishte harruar që ajo ekzistonte.
Por edhepse këto deklarata i bëri publike, ajo i largoi nga Instagrami i saj kur lajmi rreth këtij sherri bëri bujë e mori dhen.
Athua vallë të jetë penduar Enca për ato që shkroi? /Prive.al