Pëlqehet bashkëpunimi i Erikut dhe Albatritit

By

Diskografia shqiptare po pasurohet së fundmi me shumë duete karakteristikë e të cilave është bashkimi i artistëve të gjinisë mashkullore.

I tillë ishte edhe projekti i publikuar mbrëmë nga Albatrit Muqiqi dhe Erik Lloshi i titulluar ‘Ajo ka faj’.

Kënga që mban vulën e Threedots, ‘makinës’ së shumë hiteve nuk kishte se si të rezultojë ndryshe pos si sukses.

Në pak orë nga publikimi, ‘Ajo ka faj’ ka grumbulluar një numër solid të pëlqimeve dhe shikimeve në rrjete sociale duke vulosur në këtë formë faktin se ideja e bashkimit të forcave ishte ide e qëlluar. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm