Patrisi flet ‘sefte’ dhe shokon me deklaratën: ‘Vllau si shk*au’

By

Drama në familjen Berisha po vazhdon.

Pas Robertit dhe Tunës që publikisht në intervista shprehën mospajtimin me njëri-tjëtrin, një tjetër protagonist është futur në garë.

Fjala është për Patrisin i cili deri sot nuk ka folur.

I ftuar në Xing me Ermalin me gjithë Tunën, ai mes tjerash kur u pyet mbi këtë problem familjar u shpreh: ‘“Secili njeri ka të drejtë të shprehet dhe të thotë mendimin për dikë. Ne e kemi një thënie në Kosovë ‘Heta i shikon punët e veta’ kështu që secili duhet të shohë punën e vetë, shtëpinë e vetë, gruan e vetë. Unë shoh gruan time. Nuk bie pre e mediave, as e portaleve. Jam shumë krenar për Tunën që ka ditur të menaxhojë situata të tilla, sulmet nga mediat dhe në asnjë moment nuk e ka humbur përqëndrimin si nënë dhe punën e palodhshme që bën në karrierë. Ne themi me shaka ‘Vëllau si shkjau’ kur do ta nënçmosh serbin, i themi shkjau dhe e kemi me shaka këtë. Vëllai ka vendin e vetë, gruaja vendin e vetë. Unë kam familjen time, për mua me rëndësishme është gruaja dhe djali im se çdo gjë tjetër në botë. Tuna dhe Tiani janë dy personat më të rëndësishëm në jetën time, me gjithë respektin për të gjithë familjarët”, u shpreh Patrisi. I pyetur nëse mund të hidhet pas krahëve ky sherr mes tyre, Patrisi u përgjigj: “Ne nuk jemi në luftë, as në gjak. Çdo cudi ndodh tre ditë. Shpresoj që kjo të përmbyllet dhe të harrohet”.

Artikuj të ngjashëm