Aktorja me famë botërore flet për Kosovën

By

Ishin vitet 2000, menjëhërë pas përfundimit të luftës ku mbarë bota kishte kthyer sytë nga vendi ynë i vogël por me dhimbje të mëdha.

Organizata të shumëta kishin misione të ndryshme në Kosovë e as vizitat nga personalitete të shumëta nuk munguan.

Sot pas 10 viteve është një aktore Hollywoodi që ka publikuar një fotografi gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Fjala është për Nicole Kidman e cila treguar që nuk e ka harruar misionin e saj të parë përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj në Facebook ku paraqitet në përqafimin e disa fëmijve.

Në shkrim, Kidman ka folur për takimin me gratë dhe vajzat kosovare që i kanë mbijetuar dhunës gjatë luftës.

E kujt do I shkonte mendja që për aktoren e famshme këto gra do vazhdojnë edhe pas një dekade të jenë frymëzim për fuqinë që treguan për t’u integruar përsëri në jetë. /Prive.al.

Artikuj të ngjashëm