Pasi një vezë theu rekordet në historinë e Instagramit, plisi me shqiponjë synon rekordin në shqiptari

By

Një vezë është bërë virale këto ditë në internet.

Dikush e hapi një llogari në Instagram ku edhe postoi vezën si synim për ta thyer rekordin e pëlqimeve në fotografinë e vajzës së Kylie Jenner – dhe e arriti.

Veza theu të gjitha rekordet dhe dëshmoi se pëlqehet më shumë se Stormi.

Pas kësaj, shqiptarët kanë hapur një llogari në Instagram duke postuar një foto me plis mbi të cilin ka një shqiponjë.

Ky imazh ka synim t’i thyej rekordet e pëlqimeve jo në botë por në shqiptari.

Fotografia veç ka nisur të marrë mijëra pëlqime./Prive.al

Artikuj të ngjashëm