Këtë javë, Buta ishte në ballinat e mediave rozë pasi dha lajmin se nuk është më nën menaxhimin e Faton Shoshit dhe Nesër Music.
Reperi ka disa muaj që punoi bashkë me Fatonin (menaxher i Ledri Vulës), por tani i ka ndarë rrugët me të dhe do ta vazhdojë karrierën i vetëm.
Përmes një fotografie në rrjete sociale, Buta bëri të ditur se ai do të menaxhohet nga vëllai i tij.
Menjëherë pas këtij lajmi, artisti që mori famë për një kohë të shkurtër, bëri të ditur se ka nisur xhirimet për projektin e ri.
Kënga do të jetë në bashkëpunim me DJ Flow, dhe kjo u bë e ditur përmes disa imazheve të publikuara në rrjete sociale.
‘On Set’ ka shkruar Buta dhe Flow poashtu.
Data e publikimit dhe titulli i këngës nuk është bërë akoma i ditur, megjithatë gjithçka pritet të jetë gati shumë shpejtë./Prive.al