S’ka pushim për Encën!

By

Përderisa shumë prej nesh mendojmë se hitet verore për këtë vit kanë përfunduar, me gjasë po gabojmë.

Kjo sipas asaj se çfarë ka shkruar Enca si përshkrim në një foto të postuar në Instagram. “E dini se hitet më të mira të verës vijnë në fund ?!” – ka pyetur këngëtarja duke aluduar në këngën e saj më të re të titulluar ‘Sin’.

Për realizimin e këtij projekti muzikor ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë kësaj rradhe me Elgit Dodën. Siç merr vesh Prive, kënga do jetë e zhanrit dance hall.

Ndryshe, Enca po shijon suksesin e ‘Soul Killa’ që ka kapur shifra milionëshe në Youtube në pak muaj nga publikimi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm