Pasi Bella Hadid fshiu postimin, reagon Selena Gomez

By

Dy javë më parë, Selena Gomez i befasoi të gjithë duke ndjekur Bella Hadid në Instagram.

Dhe në rast se nuk jeni në dijeni se pse kjo është kaq e rëndësishme, është sepse Selena për një kohë ia kishte marrë të dashurin modeles Hadid e cila ishte në lidhje të gjatë me këngëtarin The Weeknd.

Që t’i biem shkurt, kjo është një përmbledhje:

Hadid dhe Gomez kishin një lloj armiqësie dy vjet më parë kur Gomez ishte në lidhje me The Weeknd. Hadid e hoqi Selenën nga Instagrami kur doli lajmi për ta në vitin 2017. Gomez dhe The Weeknd më vonë të dyja nuk e ndoqën Hadid në Instagram në Mars 2017, dhe kjo bëri bujë në mediat rozë.

Gomez dhe The Weeknd u ndanë në tetor 2017. Vitin e kaluar, Hadid dhe The Weeknd filluan përsëri lidhjen. Ata raportohet se u ndanë në fund të kësaj vere. E gjitha është pak konfuze, apo jo?

Bella ende nuk e ndjek Selenën në Instagram, por duket se Selena po vë në përpjekje të miqësohet me supermodelen, sepse dje ajo i pëlqeu një nga postimet e Bella dhe la një koment super të ëmbël, duke shkruar, “Mahnitëse”.

Por këtu puna bëhet pak e çuditshme: Pasi Selena i pëlqeu postimi dhe la komentin, Bella fshiu të gjithë postimin nga Instagrami i saj.

Një llogari e fansave të Selena Gomez theksoi se Hadid e fshiu postimin që komentoi Gomez. Ajo shkruante se Selena mbështet gratë dhe jo të gjitha e presin mirë, dhe me që ra fjala Zonja Hadid e fshiu postimin.

Në këtë postim, Selena komenton duke shkruar: ‘Kjo ta shpif’.

image

Bella Hadid nuk ka komentuar lidhje me këtë, dhe ka shumë mundësi që arsyeja pse ajo fshiu postimin e saj të mos lidhet fare me komentin e Selenës.

 

Artikuj të ngjashëm