Pas tetë viteve bashkë, ndahen Kim dhe Kanye!

By

Historia e dashurisë së Kim Kardashian dhe Kanye West po përballet me një tronditje të madhe.

Pas gjashtë viteve martesë dhe më shumë se tetë së bashku ylli televiziv dhe reperi tashmë faktikisht janë ndarë, megjithatë Kim ende nuk ka bërë zyrtarisht kërkesën për divorc.

Kim dhe Kayne të cilët e bënë lidhjen publike në Prill të vitit 2012 kanë katër fëmijë së bashku, North West, 7, Saint West, 5, Chicago West, 2 dhe Psalm Ëest, 20 muaj.

“Ka arritur në pikën ku ata nuk kanë kaluar kohë së bashku si një çift i martuar për muaj”, thotë një burim për E!. “Ata e kanë takuar njëri-tjetrin për hir të fëmijëve, por kanë jetuar veçmas. Kim e di që martesa ka mbaruar. Ajo e di këtë tash e një kohë.”

Atëherë, pse nuk e ka bërë Kim zyrtare ndarjen? Burimi i E thekson se  “ajo dëshiron të sigurohet që po merr vendimin e duhur për fëmijët”.

“Nuk ka të bëjë më martesë, ajo gjithmonë do të kujdeset për Kanye por raporti ka mbaruar mes tyre. Kim është përqendruar vetëm në atë që është më e mira për fëmijët. Është një vendim i vështirë për të dhe ajo po e kupton.”

Në muajt e fundit, marrëdhënia e çiftit është përballur me presion në rritje si nga forcat e jashtme ashtu edhe nga ato të brendshme. Në korrik, Kim foli për herë të parë publikisht për shëndetin mendor të Kanye pas një serie shpërthimesh emocionale të Kanye në Tëitter për familjen e tyre.

Artikuj të ngjashëm