Përtej filtrave e grimit, Jehona publikon fotografinë që pak do e bënin!

By

Jemi mësuar që këngëtarët shqiptarë t’i shohim gjithnjë shumë të kuruar në paraqitjet publike.

Por edhe ata si të gjithë të tjerët kanë momentet e tyre përtej filtrave dhe pamjes në Instagram, ndonëse vetëm një pjesë e tyre zgjedhin ta ndajnë me publikun një gjë të tillë.

Një ndër to është edhe këngëtarja Jehona Sopi. Në Instagram ajo ka postuar fotografi pa grim e filter.

“Pa fenirat, pa grim e pa filter” – shkruan Sopi në postimin e saj.

Kujtojmë se Jehona u kthye në paraqitje publike në edicionin e sivjetmë të “Prive Reality” ku ishte e ftuar bashkë me kolegët e saj, Leonora Jakupi, Labinot Tahiri & Irkenc Hykën.

Artikuj të ngjashëm