Pas të gjitha ngjarjeve, Stresi rikthehet duke publikuar projektin e tij të ri muzikor

By

U bënë një muaj pas daljes nga qelia ku ishte i mbyllur për disa muaj për shkak se u kap me drogë dhe armë, në fund të vitit të kaluar në një hotel në Tiranë.

Kohëve të fundit është përfolur edhe ndarje nga gruaja e tij, ku të dy kanë dhënë shenja në Instagram se mes çiftit kishte probleme.

Pas këngës së fundit që reperi i kishte dedikuar nënës “Të du mom”, me të cilën konkurroi në “Kënga Magjike”, Stresi është rikthyer sot në muzikë duke publikuar këngën e tij më të re me titull “Real Life”. Këngën Stresi e publikoi surprizë ditën e sotme edhe pse prej disa ditësh kishte njoftuar që po punonte me një projekt të ri.

Ashtu si edhe titulli, në këngë Stresi flet për jetën e tij dhe vështirësitë që ka kaluar teksa videoklipin e ka shoqëruar me pamje nga koncerti i tij.

“Sa për nxemje ishte kjo”, shkruan Stresi duke lënë të kuptohet që së shpejti do publikojë këngë të tjera. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm