Publikohet bashkëpunimi mes Artiola Toskës dhe Brunos (VIDEO)

By

Habitën kur edhe bënë publik lajmin se do bashkojnë forcat në edicionin e sivjetmë të festivalit ‘Kënga Magjike’ por tashmë me produktin final të publikuar, Artiola Toska dhe Bruno nga Threedots nuk kanë zhgënjyer aspak.

Dyshja kanë publikuar këngën e përbashkët ‘Mirëmëngjes Dashni’ tashmë edhe në Youtube pas paraqitjes së djeshme tek emisioni ‘E diela Shqiptare’.

Me një këngë të finalizuar në detaje nga Flori Mumajesi i cili është përkujdesur për muzikën dhe tekstin e këngës së punuar tek studio e Threedots, dyshja duket se definitivisht kanë arritur të qëllojnë në shenjë.

Kënga është pritur shumë mirë dje nga publiku në sallë teksa në të njejtën linjë kanë qenë edhe reagimet në rrjete sociale sot kur ‘Mirëmëngjes Dashni’ është plasuar edhe në Youtube. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm