Fero dhe truproja i tij janë dorëzuar në polici, pas sulmit ndaj Jetmir Agajt, menaxherit të disa artistëve.
Prive.al e ka konfirmuar lajmin.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se të dyshuarit janë dorëzuar dhe policia po vazhdon të merret me rastin.
“Informata është pranuar rreth orës 15:30, për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë.
Nga të dhënat fillestare ëshëtëngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen.
Së kendejmi rreth oës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje”./Prive.al