Kolegët, miqtë e familjarët kujtojnë Burbuqe Berishën (VIDEO)

By

Në Teatrin Kombëtar, të premten, u mbajt mbledhje komemorative në nderim të regjisores Burbuqe Berisha e cila vdiq të mërkurën në objektin e Ministrisë së Kulturës.

Kolegë e familjarë thanë se e ndjera do të mbahet mend për kontributin e saj të madh për artin në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Derisa për regjisoren Zana Hoxha, Buqja kishte thyer tabu, duke u treguar të gjithëve se regjia nuk është veç për burra.

Burbuqe Berisha ishte fituese e shumë çmimeve brenda dhe jashtë vendit. Derisa dy dekadat e fundit ishte udhëheqëse e institucioneve kulturore të nivelit nacional.

 

Artikuj të ngjashëm