Javën e fundit ajo ka qenë në fokusin kryesor të medias rozë.
Skandali me të dashurin e pretenduar i cili si atentator vrau një e la të plagosur dy, mes tyre edhe një prokuror nga Durrësi ka bërë që Kejvina Kthella të mbushë faqet e gazetave me këtë zhvillim në jetën e saj.
Ajo dje reagoi për herë të parë duke shpërthyer ne ofendime për gazetarët që po e mbulojnë ngjarjen, sipas saj duke e deformuar atë.
Por duket se vetë Kejvina ka vendosur të ndryshojë edhe në pamje pas këtyre zhvillimeve.
Ajo është shfaqur me paruke duke u shndërruar në zeshkane nga një bjonde e pastër.
Ndryshimi i pamjes nuk ka qenë në fokus të fansave të cilët po vazhdojnë t’i përmendin asaj përmes komenteve skandalin me të dashurin mafioz. /Prive.al