Pas videos virale që zbuloi të dashurin e saj, Kejvina Kthella merr këtë vendim

By

Rubrika “E vërtetë, e pavërtetë” edhe këtë javë solli të rejat nga estrada.

Prive solli pamjet e para të modeles së njohur Kejvina Kthella me partnerin të cilin e ka mbajtur të fshehur prej kohësh.

‘Fajtore’ për pamjet është pop-këngëtarja serbe Jelena Karleusa e cila ka rastisur në të njëjtin hotel me Kejvinën me ç’rast janë dashur të evakuohen shkaku i zjarreve në Turqi.

Videoja e mëposhtme ju sjell detajet.

Pas ngjarjes traumatike që kaloi modelja dhe faktit që u zbulua diçka që ajo po e mbante larg syrit të publikut, ajo morri vendimin që të distancohej nga Instagram.

“Përshëndetje shokë e shoqe! Kam vendosur të çaktivizoj profilin tim të Instagramit për një periudhë pasi kam nevoj të marr pak kohë për veten time të qetësoj mendjen e shpirtin tim. E do rikthehem me gjëra të mira e gjëra të bukura! E di që do ju mungoj. Por do e kaloni edhe këtë. Ju duaa”, shkruan Kejvina në një postim në Instagram.

Artikuj të ngjashëm