Themeluesja e Kylie Cosmetics në dukje po ndjehet shumë më mirë pasiqë ishte raportuar në fillim të kësaj jave se ajo nuk ishte në gjendje të udhëtonte në Paris për shfaqjen e koleksionit të saj të ri me Olivier Rousteing të Balmain pasi u shtrua në spital.
Sot, ylli I Keeping Up With Kardashians ndau një video në Instagram një ku shfaqej trupi i saj tejet I tonifikuar.
Të shtunën në mbrëmje, ajo gjithashtu u dha 147 milion ndjekësve të saj në Instagram një vështrim të mirë në fizikun e saj duke ndarë edhe disa video të tjera në Instagram Story. Kylie, e veshur me një top tank dhe e djersitur duket se po kujdeset mirë per trupin e saj pas javës së kaluar.
Burimi: Eonline.com