Doli në ekranin rival, Klan largon nga puna velinën e njohur?

By

Dikur, çdo figurë e televizionit Top Channel që dilte në një tjetër ekran e dinte se çfarë e priste – largimi nga puna.

Për vite të tëra Top Channel e pati këtë kompleks deri në ardhjen e Drejtorit të ri, Ben Blushi. Nga ai moment e tutje, figurat e Topit i pamë në intervista të ndryshme tek rivalët teksa Arjan Çani shkoi edhe vetë në ‘Portokalli’.

Por duket se tashmë, rolet janë ndërruar. Është Klani ai që sipas të gjitha gjasave është duke ndjekur një mendësi të tillë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se velina Alesia Bami, ish përcjellësja e dytë e Miss Shqipëria është pushuar nga puna me automatizëm pas një paraqitje televizive në Top Channel tek Bieta Sulo, rivalja e drejtpërdrejtë e Rudina Magjistarit.

Një ditë pas daljes në emisionin e ri të pasdites ‘Ftesë në 5’ i cili po fiton çdo ditë e më shumë vëmendje, Alesia është zëvendësuar në programin investigativ ‘Stop’ nga një tjetër bukuroshe, e quajtur Gloria. Arsyet nuk janë bërë të ditura nga palët por besohet se gjithçka lidhet me daljen në TCH sepse në të Alesia nuk foli për asnjë moment për rolin e velinës si diçka të kaluar.

Duket se rivaliteti mes ekraneve shqiptare është ringjallur dukshëm duke bërë që të kthehen hapa prapa tek inatet primitive. /Prive.al

View this post on Instagram

Hair Mua & Dress : @merita_merja Photo by : @juxhinkurti

A post shared by ALESIA BAMI (@alesia_bamii) on

Artikuj të ngjashëm