Vitin e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme me pushime në një destinacion ekzotik.
Seldi dhe Mimoza, çifti i fejuar së fundmi, një prej më të rinjve në shoubizin shqiptar u relaksuan në brigjet e Punta Canas në Republikën Domenikane.
Por, pushimet mbarojnë shpejt dhe rradha është për punë!
Dyshja edhe këtë vit duket se do operojnë me strategjinë që e nisën në Dhjetor – atë të koncerteve të përbashkëta.
Mimoza dhe Seldi me 2 Shkurt do jenë në Romë të Italisë teksa pas këtij koncerti kanë edhe një varg datash të përbashkëta.
Duket se maksimizimi i lidhjes, së reflektuar edhe në karrierë është një strategji goxha e qëlluar e dyshes! Projekte si ‘Dashni’ do ketë më shpesh tani e tutje! /Prive.al/
https://www.youtube.com/watch?v=ffG9OH4OAko