“Ti je një luledielli” e Albana Osmanit edhe në SHBA (FOTO)

By

Kampanja “Ti je një luledielli” është ndër iniciativat më të mira që është bërë së fundmi për t’i ndihmuar fëmijët në nevojë.

Iniciatore e saj ishte moderatorja e Top Channel, Albana Osmani, e cila për muaj të tërë ka bërë lobim që produktet me logon e lulediellit të shiten sa më shumë.
E kjo nismë tashmë ka marrë edhe përmasa ndërkombëtare, pasi iniciatorja e saj Albana Osmani, ka ikur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë përkrahjen në mënyrë që fëmijët e diagnostifikuar me leukemi, të përkrahen financiarisht në shërim.

Osmani ka publikuar një fotografi me konsullen kosovare Teuta Sahatçiun, duke e bërë me dije, se ajo ka përkrahjen e politikanes kosovare në këtë iniciativë kaq domethënëse. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm