Pesë vite!
Kaq u deshën të kalojnë nga projekti në projekt për reperin e njohur 2po2.
Pas një shkëputjeje të gjatë ai u rikthye me një këngë të re të shoqëruar me videoklip në të cilin ai nuk është protagonist.
‘Nëse une vdes’ titullohet super krijimi muzikor me një tekst goditës, përkrahje për të gjitha gratë dhe vajzat viktima të femicidit.
Kënga është pritur shumë mirë nga ndjekësit të cilëve iu ka munguar 2po2 me prodhimtarinë e tij përgjatë kësaj gjysmë dekade mungesë.
Kujtojmë që 2po2 ka paralajmëruar se albumi që del këtë vit do jetë i fundit në karrierën e tij me të cilin rrumbullakon 30 vite përplot suksese në diskografinë shqiptare. /Prive.al