Çka ndodhi me bashkëpunimin e DJ Geek me Loredanën?

By

Në fund të verës së shkuar, Dj Geek dhe Dafina Zeqiri ndanë rrugët edhe në profesion, pasi paraprakisht një gjë të tillë e bënë në jetë private.

Nuk vonoi shumë dhe Geek kërkoi shtigje të reja për karrierën e tij.

Prive raportoi se bashkëngjitja e DJ-it në ekipin e super yllit Loredana ishte thuajse punë e kryer.

Madje, kjo u vërejt edhe në postime ku Geek nisi të shpërndante projektet e Loredanës pa kursyer lavdet.

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Kjo pasi, bashkëngjitja në ekip ka dështuar dhe rrugët janë ndarë jo më së miri, ende pa u nisur mirë.

Nga një vëzhgim i thjeshtë, Geek më as nuk e ndjek Loredanën në Instagram duke nënkuptuar se diçka ka ndodhur përgjatë rrugës.

Ndryshe, mbrëmë, ai ka lëshuar muzikë krah Yllit në koncertin e këngëtarit për 8 mars në Londër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm