Që nga përfundimi i spektaklit të “Kënga Magjike”, Vera Grabocka nuk është ‘bërë e gjallë’ në rrjete sociale.
Flitej gjithashtu për një shkëputje të shoqërisë mes dyshes Alketa dhe Vera.
E gjithë ky dyshim mbaroi, kur Vera hyri sot në llogarinë e saj në Facebook dhe Instagram për të shkruar disa fjalë për Alketën.
“20 vjet bashkë, Alketa! Jam e lumtur se ylli që pashë tek ty ditën e parë, kur ishe vetëm 16-vjeçe, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe! Është talenti dhe vullneti yt unik që ke arritur në këtë majë. Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund!” – shkruan Grabocka nën një foto. /Prive.al