Pas një pauze mjaft të gjatë, Ergeni është gati të rikthehet me projekt të ri muzikor (VIDEO)

By

Ndonëse është ndër reperat e parë në Kosovë, Ergen Berisha, ndryshe prej miqëve të tij të ish grupit ‘NR’ka qëndruar disi në hije duke sjellur projekte më rrallë.

Nëse shikojmë ‘arkivat’ e Youtube kuptojmë se projekti i tij i fundit ishte ‘Devijim’ ft Nuke i realizuar dy vite më parë.

Një kohë relativisht e gjatë kjo pa ndonjë prurje personale të re edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe Ergeni nuk është se ka qëndruar larg muzikës.

Ai ka gati tashmë një projekt të ri i cili do të jetë një lloj mjeti ‘rikthimi’ për të teksa më poshtë mund të shihni edhe trailerin e klipit të titulluar ‘Original Raptishë’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm