Bruno publikon “A më do”, skena dashurie në klip me Arta Nitajn (VIDEO)

By

Pjesëtari i treshes së famshme “Three3 Dots”, Bruno, ka publikuar sot këngën e re. ‘

“A më do” quhet balada e tij e dashurisë, në të cilën paraqitet me të dashurën e tij, aktoren e serialit “O sa mirë”, Arta Nitajn.

Dyshja që u përfol se janë në lidhje, e asnjëherë s’e konfirmuan, tani vijnë bashkë në një klip, ku thuhet fjala “A më do?”.

Arta dhe Bruno, pavarësisht se nuk thanë asnjë fjalë rreth lidhjes, në klip ata japin imazhin e një çifti kokë e këmbë në dashuri.

Puthje e përqafime, dyshja me veprimet e tyre sapo na na e tha se përgjigja e pyetjes “A më do” është një po e madhe.

Muzika dhe teksti janë bërë nga kantautori shqiptar Flori Mumajesi, e po ashtu edhe nga Bruno e Fifi. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm