Mozzik sapo na e zbuloi një gjë që s’e dinim rreth tij dhe ka të bëjë me shkollën

By

Historia na ka dhënë plot shembuj që jo gjithmonë shkollimi i vë parakushtet për sukses. Megjithatë, kjo s’do të thotë që duhet ta braktisni shkollën!

E në mesin e njerëzve që nuk i ka rënë deri në fund shkollimit të tij po e ka lënë në gjysmë duke mos përfunduar as atë të mesmen që me ligjet e vendit është obligative, është reperi Mozzik.

Gramoz Aliu na treguar në profilin e tij në instagram se i ka vetëm tetë vjet shkollim megjithatë, suksesi në muzikë e ka përcjellë që nga fillimi i karrierës.

Kjo për shkak se siç thotë ai përmes disa deklaratave në rrjete sociale, ka punuar for e ka sakrifikuar shumë deri në atë pikë sa e ka zënë gjumi nëpër studio.

Reperi që pret të bëhet baba së shpejti me partneren e tij Loredana Zefin, momentalisht po jeton në Zvicër ndërsa dy këngët e tij solo Madame dhe Pa Pa, kanë qenë sinonime suksesi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm