Pas një ngjarjeje alarmuese në Amerikë, reagon Emina Çunmulaj

By

Një video shqetësuese kapi një oficer policie të Phoenix që mbante një armë, duke bërtitur dhe duke kërcënuar një familje afro-amerikane, pasi vajza e tyre katërvjeçare u largua nga një dyqan me një kukull të 99 centëve, që si duket prindërit nuk e kanë vërejtur.

Kryebashkiaku i Phoenix, Kate Gallego, reagoi në një deklaratë të shtunën se “nuk ka situatë në të cilën kjo sjellje është afër të pranueshmes”.

Policia publikoi videon për publikun. Një tjetër video e xhiruar nga një kënd tjetër, gjithashtu e marrë nga një dëshmitar, është postuar në YouTube. (Videon mund ta ndiqni më poshtë.)

Zyrtarët e përfshirë në konfrontim janë caktuar në detyrë zyreje. Çifti tani po padit policinë dhe qytetin e Phoenix për 10 milionë dollarë.

Ndër të shumtë që reaguan pas ngjarjes dhe veprimeve të policëve, është edhe modelja me prejardhje shqiptare Emina Çunmulaj. Ajo postoi në Instragram videon duke shkruar:

“Kjo nuk është në rregull me policinë tonë! Ajo po mban në dorë një bebe e cila nuk mund të ecë as të qëndrojë në këmbë, dhe ky debil po i drejtohet kësaj gruaje duke bërtitur që ta ulë beben në tokë. Pse??? Kjo vetëm sepse foshnja e saj morri një lodër nga dyqani ‘gjithçka 99 cent’. Edhe nëse bebja e ka vjedhur…vërtet? A duhet trajtuar njerëzit kështu, çka është kjo??? Kjo ma shpif, këta oficerë duhet pushuar nga puna.” /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm