Pëlqehet albumi i Labit!

By

Albumet në ditët e sotme janë shndërruar në një investim të kotë dhe aspak profitabil.

Një punë që dikur shërbente si pasaportë që kurorëzonte krijimtarinë muzikore të një artisti, tashmë me rrjedhojat e tregut në ditët e sotme paraqet diçka të pavlerë.

Megjithatë, ka ende artistë shqiptarë të cilët punojnë në këtë drejtim. Si shembull është Labi që pak ditë më parë, me 1 Prill lançoi albumin e tij të ri të titulluar ‘Edhe një puthje’ që erdhi si surprizë për fansat.

Në këto pak ditë nga publikimi, këngët e artistit që bashkëpunoi me producentë e tekstshkrues të ndryshëm po pëlqehen nga publiku.

Nuk dihet nëse këtyre krijimeve muzikore do t’i bashkangjitet ndonjë videoklip në të ardhmen pasi Labi të kthehet nga Amerika ku po qëndron për shkollim. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm