“Unë vendos” e publikuar gjatë vitit 2012, shënon këngën e fundit të Hana Cakulit e cila u shkëput nga muzika që nëntë vjet.
Pas nëntë vitesh, këngëtarja ka vendosur të rikthehet përsëri me një këngë të re.
Kënga e saj më e re titullohet “Përjetë”, dhe veçantia e saj është sepse i dedikohet dy personave jashtëzakonisht të veçantë për të.
Për kompozimin e këngës është përkujdesur kompozitori i njohur, Florent Boshnjaku, për tekstin është përkujdesur këngëtarja dhe tekstshkruesja, Aida Baraku ndërsa për video-animin Fortesa & Nina (laboratoriosofta.ch).
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka treguar rreth kuptimit të këngës dhe kujt i dedikohet ajo derisa ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e këngës.