Kunati i reperes Loredana Zefi, Getoar Aliu, ka reaguar pas lajmit se ajo është arrestuar nën akuzën par mashtrim e zhvatje parash nën kërcënim dhe lajthitje.
Reperja e famshme sipas raportimeve të mediave zvicerane, është arrestuar të martën me 7-të maj, sepse kishte mashtruar një çift zviceran rreth të 50-tave.
Mirëpo përderisa vet Mozzik, bashkëshorti i Loredanës nuk ka reaguar, vjen reagimi i parë nga një familjar i dyshes.
“Ju dushmanët keni qef me ndodh qashtu qysh folet, ama ngadalë mos i jepni zor se mundeni me u dh**. S’keni faj se asi shifra keni parë vec në kalkulator e askund tjetër. Gjithmonë të fortin e sulmojnë”, ka shkruar Getinjo.