Vjen reagimi i parë nga Loredana Zefi në Instagram pas akuzave për mashtrim

By

Reperja e njohur Loredana Zefi është arrestuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur në orët e hershme të mëngjesit nga portali prestigjioz ’20 minuten’ i cili ka zbuluar mes tjerash edhe historinë për të cilën akuzohet artistja.

Fjala është për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zviceran rreth të 50-tave në vlerë prej afro një milion frangave. Loredana është e dyshuar për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera. Paratë pretendohet të jenë marrë përmes vënies në lajthitje, kanosjes dhe kërcënimit.

Ndërsa menjëherë pas përhapjes së lajmit në mediat zvicerane dhe ato shqiptare, Loredana Zefi, i ka bllokuar të gjitha komentet në profilin e saj në Instagram në mëngjesin e së mërkurës.

Artikuj të ngjashëm