Pas ndarjes nga gruaja, futbollisti shqiptar në lidhje me alpinisten e njohur (FOTO)

By

Muaj më parë, futbollisti i njohur shqiptar bëri të ditur se pas 12 vjetësh martesë, po ndahej nga bashkëshortja.

Bëhet fjalë për Valon Behramin i cili i dha fund marrëdhënies me gruan italiane, Elena Bonzanni, me të cilën ka edhe fëmijë.

Në atë kohë, ylli i futbollit e konfirmoi vetë lajmin për ndarjen duke kërkuar që të mos ketë spekulime të pakëndshme rreth situatës së çiftit.

Ende pa kaluar shumë kohë nga ndarja, Valoni gjeti prehje tek një tjetër femër.

Bëhet fjalë për Lara Gut, alpinisten e njohur zvicerane, me të cilën Valoni tashmë është në lidhje.

Ka qenë vetë futbollisti i cili e ka zbuluar lajmin duke publikuar një fotografi së bashku me të dashurën e re, në llogarinë e tij në Instagram.

“Nganjëherë, ta ndjekësh zemrën nënkupton ta humbësh mendjen”, shkroi Valoni nën foto, ku çifti shihet duke kaluar kohë në një pishinë luksoze./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BjSd1rNnfA7/?taken-by=valonbera

Artikuj të ngjashëm