Surprizë: Eni Koçi nesër publikon baladën e re (VIDEO)

By

Pas bashkëpunimit me Genc Prelvukajn, Eni Koçi e ka gati këngën e radhës.

Këngëtarja sapo postoi një video me anë të cilës njoftoi se nesër do të publikohet një baladë.

‘Një melodi e bukur dashurie. Nesër, këngë e re’, shkroi ajo nën videon e shkurtër me pamje nga videoklipi i ri ku Eni duket jashtëzakonisht bukur.

Në këngë, merr pjesë edhe kitaristi i njohur Astrit Stafa, i cili njihet si një bashkëpunëtor i fortë i Gencit./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BqHc5z_hGZ-/

Artikuj të ngjashëm