Pas ndarjes, në projektin e ri Dafina ka vetëm një pyetje!

By

Së fundmi u bë publik lajmi se këngëtarja Dafina Zeqiri i ka dhënë fund romancës së shkurtër me DJ Geek.

Lajmin të cilin e pranoi vetë Dafina për Revistën Story  duket se shpejt po dominohet me një lajm nga karriera e këngëtares.

Përmes rrjeteve sociale, Zeqiri ka dhënë indikacionet e këngës së re.

Siç vepron gjithmonë përpara projekteve muzikore, duke shkëputur fragmente nga teksti, Dafina ka lënë të kuptohet se shumë shpejt vjen me risi.

E duket se pas ndarjes, këngëtarja ka vetëm një pytje përmes këngës që pason ‘Një herë në jetë’ e ajo është ‘A je pendu?’.

Mbetet të shihet se a është ky projekt reflektim nga jeta private apo është thjesht një nga disa këngët e albumit ‘Dafinë moj’ që vjen së shpejti për të gjithë fansat e këngëtares. /Prive.al

View this post on Instagram

A JE PENDU…

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on

View this post on Instagram

Une e di qe ty t’mundon…..

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on

Artikuj të ngjashëm