Pak muaj pasi lindi vajzën, Linda Halimi lë Amerikën për të ardhë në Shqipëri.
Këngëtarja e cila ka kohë pa publikuar projekte muzikore në gjuhën shqipe, ka paralajmëruar rikthim në trojet shqiptare dhe e gjithë kjo për shkak të Këngës Magjike.
Ditë më parë, Linda la të kuptohet se ajo mund të marrë pjesë në edicionin e 21-të të këtij festivali tradicional.
Nuk dihet ende nëse Kënga Magjike është synimi i vetëm i Lindës apo do të ketë edhe projekte dhe punë të tjera./Prive.al