Ciara është u ka zbuluar fansave të saj planin e fitnesit pas lindjes, duke zbuluar se shpreson të humbasë 22 kilogramë, pasi lindi fëmijën e saj të tretë, djalin Win Harrison, muajin e kaluar.
Në një foto që ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja shkruan se ‘do të punojë shumë fort’ për të humbur kilogramët e tepërt.
Por ajo ka një dilemë – nuk e di sa do të mund t’ia dalë t’i kushtojë vetes shumë kohë, dhënë faktin se ajo tashmë është nënë e 3 fëmijëve.
Ciara dhe burri Russell Wilson mirëpritën Win-in, në 23 korrik. Çifti janë gjithashtu prindër të vajzës Sienna Princess, 3 vjeçare dhe djalit të Ciara, Future Zahir, 6 vjeçar.