Flet truproja i Kylie Jenner, përgjigja e tij është vendimtare mbi atësinë!

By

Interneti u çmend pasi filluan të qarkullonin fotografi të truprojës së bukuroshes së famshme Kylie Jenner, për të cilin u tha se është i ati i Stormit, vajzës së porsalindur të Jenner.

Aludimet nisën pasi Stormi ka ngjashmëri të hatashme me Tim Chung, i cili shërben si truproja i familjes së njohur.

Image result for tim chung and stormi

Jenner ka deklaruar se i ati i vajzës është reperi Travis Scott, megjithatë fansat nuk janë të bindur meqë Stormi ka tipare të fytyrës fix si ai.

E pas të gjitha aludimeve, Chung është përgjigjur përfundimisht, duke mohuar çdo thashethem.

“Unë jam një person shumë privat dhe normalisht s’do të përgjigjesha asnjëherë në thashetheme që janë qesharake. Mirëpo, për shkak të respektit që kam për Kylie, Travis dhe vajzën e tyre e familjet e tyre, më duhet të them që interaksioni me Kylien është i limituar vetëm në marrëdhënie profesionale. I lus mediat që të mos përfshihen në narracione që tregojnë mosrespekt për familjet e tyre”, ka shkruar Tim, duke dhënë përfundimisht përgjigjen se ai nuk është babai i foshnjës. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/Biq7AXPBwfA/?taken-by=timmm.c

Artikuj të ngjashëm