Rina Balaj konfirmon lidhjen me Sinboy

By

Reperja Rina dhe reperi greko-shqiptar Sinboy janë përfolur për një lidhje të mundshme por që dyshja asnjëherë nuk e kishin folur publikisht.

Në shtator të vitit 2018 erdhi edhe bashkëpunimi i parë mes dyshes i quajtur “Gigi” i cili numëron më se 60 milionë klikime në Youtube. Aso kohe Rina ishte ende në menaxhimin e kompanisë muzikore “On Records”.

Pas problemeve që u shfaqën me llogarinë e saj në Instagram e cila menaxhohej nga kompania muzikore në fjalë pjesë e së cilës nuk është më Rina.

Ishte reperi Sin Boy që bëri të ditur lajmin që Rina është rikthyer në Instagram me një llogari të re.

Tani, Rina ishte ajo që publikoi një foto me reperin ku na shfaqen më të afërt se asnjëherë më parë.

View this post on Instagram

🕉💜

A post shared by Rina (@isyourgirlrina) on

Kujtojmë që dyshja kanë punuar edhe një bashkëpunim të ri të quajtur “Tenancion” i cili ende nuk është publikuar zyrtarisht por që tashmë ka rrjedhur në internet. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm