Pas largimit të ‘Gucci’ nga YouTube reagon Capital T?! (Foto)

By

Capital T dhe Gjiko, janë dy emrat më të përmendur të ditëve të fundit ku thuhet se mes tyre ekziston një rivalitet.

Për herë të parë kjo u vu re pas lançimit të këngës ‘Si me def’ nga Gjiko, ku më pastaj Capital T publikoi ‘C’est la guerre’ ku në vargjet e tij thuhej ‘Nuk boj muzika me defa, por muzikë për shefa’.

Kjo u harrua shumë shpejt deri tani, kur dy reperët publikuan këngë të reja me pothuajse të njëtin emër: “Gucci” dhe “Papuqe Gucci”.

Kapo largoi nga YouTube projektin e tij duke mos dhënë arsye, por fjalë për njëri-tjetrin në mënyrë indirekte duket se ka pasur përmes llogarive sociale.

Pas gjithë rrëmujës përgjigje duket se ka vendosur të jap reperi Trim Ademi e atë shumë shkurt. Sipas asaj që ka postuar në InstaStory thuhet të gjitha përgjigjet mund ti gjeni në mixtape-n e tij./Prive.al

Artikuj të ngjashëm