Sapo mbaroi festivali ‘Kënga Magjike 2017’, ku u shpall balada më e mirë e edicionit, këngëtarja Samanta Karavella u nis përtej oqeanit.
Në Amerikë, Samanta mbajti turneun e dimrit e pas saj shfrytëzoi disa javë për pushim ku edhe priti vitin e ri atje.
Mirëpo, tashmë është kthyer në Shqipëri e pas pushimeve ka filluar menjëherë punë për projektin e saj të ri.
Kënga do të jetë në bashkëpunim me një emër të rëndësishëm të industrisë muzikore shqiptare, klipi i së cilës do të filloj regjistrimin brenda pak ditëve./Prive.al