Pas konfliktit virtual, Arbana Xharra ka dy fjalë për Sellmën (FOTO)

By

E tërë Kosova u përfshi në konfliktin virtual në mes gazetares Arbana Xharra dhe artistes së grimit, Sellma Kasumoviç.

Tërë ngjarja nisi kur Arbana duke komentuar pamjen e nuses mbretërore Maghan Markle, ku në një postim në Facebook, u bënte thirrje vajzave që të dalin të thjeshta në ditën e martesës dhe se mund të shkojnë nuse edhe pa u grimuar te Sellma.

Nis konfilkti virtual: Sellma ka disa fjalë për Arbana Xharrën!

Por kjo i dolli “kapuç me mëngë” siç thotë populli, ngase nga Sellma e fansat e saj s’u prit aspak mirë. I tërë populli u përça: dikush me Sellmën e dikush me Arbanën.

Mirëpo tani, pasi gjakrat janë qetësuar dhe historia u harrua pak, në seksionin e pyetjeve që Instagram sapo ka lansuar, Arbana Xharra ka zgjedhur t’i përgjigjet një pyetjeje interesante:

“Çfarë mendon për Sellmën”

“Sellma është e mirë në zanatin e vet, por unë nuk kam qejf me qit makeup”, ka shkruar Arbana, duke bërë paqe me Sellmën. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm