Pas kësaj që ju ndodhi, Albani dhe Beatrix mbase s’do shkelin më kurrë në Greqi

By

Kjo fundjavë ishte planifikuar nga Beatrix dhe Alban Ramosaj për pushim.

Sidoqoftë, atyre ju ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme të cilën s’do ta harrojnë.

Për të parën herë në Greqi, dyshja të shoqëruar me një tjetër mik janë plaçkitur.

Grabitësit kanë thyer xhamin e makinës me targa shqiptare me të cilën qarkullonin Albani dhe Beatrix duke vjedhur laptopin dhe mbi të gjitha, dokumentat, përfshirë pasaportën.

Një detaj i tillë forcon dyshimet se sulmi mund të jetë bërë vetëm për motive etnike e sikur të mos mjaftonte ngjarja, as policia greke nuk ka intervenuar shpejt përkundër thirrjeve.

Ngjarjen e kanë ndarë në Instagram dy këngëtarët.

Beatrix në postimin e saj shprehet: ‘Hera e parë në Greqi dhe thyen  makinën duke vjedhë pasaportat, dokumentat e veturës, laptopin dhe ca gjëra të tjera. Ne kemi thirrë policën dhe s’janë akoma këtu. Çfarë të bëjmë? Është çmenduri’.

Në po të njejtën linjë, ka qenë edhe reagimi i Albanit i cili shprehet:’Ok, para se të më gjykoni si mund të hedh një gjë të tillë në Instagram, është hera e parë që më ndodh diçka e tillë. Na vodhën pasaportat, dokumentet tjera. Nuk kemi njeri në këtë qytet dhe policia ka mbi një orë e gjysmë që është ‘rrugës’. Thua të jetë ngaqë jemi shqiptarë? Thua ta kenë bërë se kanë para targat shqiptare? Apo e bëjnë shpesh këtë gjë këtu? Ç’mikpritje’ – deklaron këngëtari.

Nga kjo eksperiencë, me gjasë, këngëtarët do t’i shmangen Greqisë, të paktën për një kohë. /Prive.al



Artikuj të ngjashëm