Dua Lipa bën publike lidhjen e saj me regjisorin francez?

By

Bota e dashurisë së të famshmëve po kthehet përmbys dhe fansat e të famshmëve nuk mund të ndalojnë së habituri nga çdo çift që konfirmohet nga mediat.

Përballë kaq shumë thashethemeve, duket se Dua Lipa, ka bwrw publike lidhjen e saj nw rrjetet sociale.

Ka qenë Instagram-it që artistja ka dhënë një aluzion të vogël të marrëdhënies që ndan me Romain Gavras.

Në foto duket dora e Dua Lipës duke mbajtur një foto polaroid ku shihet këngëtarja e ‘New Rules’ duke qeshur me regjisorin francez. Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe duket se bëjnë publike lidhjen e tyre.

Edhe pse këngëtarja e ‘Levitating’ nuk ka folur e as ka shkruar asgjë, emoticoni i kuq i zemrës me polaroid konfirmon atë që shumëkush dyshoi, Dua Lipa ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë në botën e kinemasë me Romain Gavras. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm