Pa diskutim të gjithëve na kujtohet kënga “Këtë natë” e Nogës dhe Andin Randobravës.
Ky projekt është një hit që pa diskutim i ka rezistuar kohës.
E dyshja pas kaq shumë viteve janë bërë bashkë sërish.
Dje është publikuar kënga e re e titulluar “Pse”. Projekti në orët e para nga publikimi ka marrë komente pozitive nga ndjekësit në rrjete sociale.
Nëse iu ka kaluar pa e dëgjuar, të plotë e gjeni në vijim. /Prive.al