Genta dhe Usta rreshtohen pro këtij politikani vendor

By

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka bërë një postim me target një prej politikanëve të vendit, ditën e sotme.

Ajo krah partnerit, Ustës në InstaStory dëgjohet duke thënë “Gëzuar Daut Haradinaj” teksa deputetin e AAK-së e ka etiketuar edhe në profilin e tij.

Nuk dihet nëse kjo ndërlidhet me zgjedhjet por edhe po të ishte, s’do përbënte risi.

Genta që moti është rreshtuar në përkrahje të Haradinajve e madje gjatë kohës së Kryetarit të AAK-së në Hagë, i kishte dedikuar edhe projekt muzikor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm