Vetëm pak ditë më parë ajo krijoi lajm me foton e nxehtë nga jugu i Shqipërisë me të cilën i uroi ndjekësve të saj një ditë të mbarë.
Të shumtë ishin ata që e komplimentuan këngëtaren Ledina Çelo për linjat e mahnitshme trupore përkundër faktit është në të 40-tat, teksa të tjerë e kritikuan duke e konsideruan pozimin të tepërt për një nënë me dy fëmijë.
Sidoqoftë, me rastin e Bajramit, këngëtarja ka vendosur të shkojë nga ekstremi në ekstrem.
Nëse vetëm pak ditë më parë shfaqej në bikini, kësaj radhe ajo është shfaqur tërësisht e mbuluar në një foto nga një prej xhamive më të njohura në botë, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kësaj radhe, vend për kritika mes ndjekësve në Instagram nuk ka pasur. /Prive.al