Pas “Faje”, a jeni gati për këngën e re të Skerdit? (FOTO)

By

Ishte 4 qershori i këtij viti kur SKERDI bashkoi forcat me Gjikon për të sjellë këngën “Faje”.

Qysh në ditën e parë, projekti nisi të mbledhë mijëra klikime dhe u kthye në një hit për shumë pak javë. Sot kjo këngë e cila është punuar në studion e REDBOX Entertainmet, me tekst nga SKERDI dhe Gjiko, klip nga Entermedia, shënon afër 9 milionë shikime në youtube, dhe po vazhdon të mbetet njëra ndër këngët më hit të kësaj vere, njofton Klan Kosova.

Suksesi i “Faje” ka bërë që SKERDI – artisti i ri me prejardhje nga Shqipëria, i cili tash e një kohë jeton në Prishtinë, të mbledhë shumë energji për këta muaj që kanë mbetur e për ta përmbyllur këtë vit siç është më së miri.

Këngëtari ka pak javë që kur ka nisur ta paralajmërojë një projekt të ri, një këngë me ritëm e cila poashtu po punohet në studion e REDBOX Entertainmet në krye me Big Bang, aty ku bën pjesë edhe vetë artisti.

Pas disa javësh, SKERDI ka bërë të njëjtën gjë duke postuar vazhdimisht fotografi në llogaritë e tij në rrjetet sociale me anë të të cilave ka zbuluar se kënga e re veçse ka nisur numërimin prapa.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj konkret në lidhje me projektin, përveç sa iu ka premtuar fansave se kënga do t’i bëjë të gjithë të kërcejnë.

Deri më tani, nuk ka datë zyrtare rreth lansimit të këngës së re nga SKERDI, por me sa duket, derisa gjithçka të jetë perfekte dhe sa më origjinale, fansave ju mbetet të presin e pse jo të vazhdojnë të dëgjojnë “Faje”, ata që pëlqejnë muzikën e tij.

Artikuj të ngjashëm