Dua e entuziazmuar që po vjen në Kosovë, jep një lajm të mirë para se të niset në Prishtinë

By

Ky është pa dyshim viti i saj, dhe viti që ishte hajmali fati për karrierën e saj.

Këngëtarja Dua Lipa, që pritet të vijë në Prishtinë nesër për koncertin e organizuar nga fondacioni “Sunny Hill”, ka shkruar në Instagram, pak orë para nisjes për në kryeqytet.

Lipa që po ashtu ka arritur të bëjë 16 milionë ndjekës në Instagram duke e kaluar kështu edhe Rita Orën edhe Bebe Rexhën për nga numri i ndjekësve, ka shkruar në profilin e saj se është shumë e lumtur që po merr kaq shumë përkrahje dhe se mezi po pret të niset në Prishtinë.

Madje, Dua ka bërë të ditur se do ta lansojë edhe një videoklip dhe s’po i durohet që të gjithë ne ta shohim.

“Faleminderit për 16 milionë ndjekës. Po rritemi çdo ditë dhe është ndjenjë e mirë që po e bëjmë bashkë. Kam shumë gjëra të bukura që do publikoj së shpejti dhe një video për të cilën jam shumë e entuziazmuar. Kemi punuar fort deri në 7 të mëngjesit dhe tani po kaloj një ditë të qetë në shtratin tim, para se të nisem në Prishtinë, në Kosovë për koncertin e Sunny Hill. JAM TEJET E ENTUZIAZMUAR”, ka shkruar këngëtarja. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm